Media e Serbisë me propagandë kundër shqiptarëve, pjesë edhe i ashtuquajturi portali shqip nga Presheva?
Ka reaguar zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj për lajmin se janë gjetur armë në një podrum në Preshevë, ka thënë se Serbia nuk ka ndryshuar trajtimin nga regjimi i Millosheviqit.
Hoxhaj ka reaguar pas një lajmi të një portali serb “Informer”, për disa armë të gjetura në një bodrum në Preshevë, e të cilat sipas portalin iu takojnë terroristëve shqiptarë.
Për këtë lajm Hoxhaj shkroi se Serbia po vazhdon luftën e saj informative përmes lajmeve të rreme kundër shqiptarëve të Preshevës, njofton Klan Kosova.
“Kjo tregon që Serbia s’ka ndryshuar aspak që nga Millosheviqi, pasi që mediat e Vuçiqit vazhdojnë të bëjnë presion ndaj shqiptarëve të Preshevës duke bërë propagandë dhe akuza të rrejshme që gjoja ata janë kërcënim i sigurisë. Non-sens!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Propogandës së mediave të Beogradit shpeshherë me lajme të rreme edhe kundër interesave shqiptare në Luginë të Preshevës i kontribuon edhe një i ashtuquajtur "portal shqiptar" në Preshevë i njohur në opinion lokal./Titulli.com/