Media austriake ngre alarmin: A po ndodh shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi?
Lokale

Media austriake ngre alarmin: A po ndodh shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi?

06.Feb.2022 21:59
0

Një media austriake i ka kushtuar një artikull dialogut midis Kosovës dhe Serbisë dhe “ringjalljes” së idesë së shkëmbimit të territoreve. 

“Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk është e re, por është ringjalluar. Këtë herë me propozime nga Prishtina”, shkruan Kosmo. 

Sipas asaj qe thuhet në këtë artikull, brenda një jave nga Kosova dolën dy deklarata që trajtonin sërish shkëmbimin e territoreve.

Mediumi austriak përmend dy deklarata të eksponentëve politik në Kosovë që i referohen shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Ideja e shkëmbimit lindi, edhe pse jozyrtarisht, gjatë dialogut të udhëhequr nga BE-ja, ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, kur Frederica Mogherini ndërmjetësoi si Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë. Shumë anëtarë të BE-së e kundërshtuan menjëherë këtë propozim, përfshirë Gjermaninë. Sipas parimit etnik, shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje dhe hap kutinë e Pandorës për demarkacione të mëtejshme kufitare në Ballkan”, thuhet në këtë artikull

Si të motivoni veten për të bërë edhe detyrat më të mërzitshme dhe monotone?!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration