"Me shitjen e banjës në Bujanoc dhe Medvegjë, Kosova do të zgjeronte territorin" Banja e Sijarinës, Medvegjë
Lokale

"Me shitjen e banjës në Bujanoc dhe Medvegjë, Kosova do të zgjeronte territorin"

08.Nov.2015 12:58
0
"I bëjmë thirrje autoriteteve serbe që nga programi i shitjes të përjashtojnë dy sanatoriumet, në mënyrë që të shmanget shitja e të mirave nga territori i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke pas parasysh mundësinë e zgjerimit të territorit të Kosovës me blerjen e këtyre banjave."

Kjo ftesë u bë përmes njoftimit të Këshillit të Partisë Demokratike të Serbisë, Qarku i Leskocit, me rastin e vendimit të Qeverisë së Serbisë, respektivisht, Agjencisë për privatizim, për përgatitjen për shitje të dhjetëra banjave dhe sanatoriumeve në Serbi, në mesin e të cilave gjenden edhe Banja në Bujanoc (spital special) si dhe “Gejzeri” në Banjë të Sijarinës në Medvegjë, raporton Titulli.com.

Të gjitha këto vende shëruese, siç nënvizohet në kumtesë, është treguar se janë “jashtëzakonisht fitimprurëse”.

“Me këtë veprim do të tregohej kujdes në ruajtjen e integritetit territorial të vendit”, përfundon Partia Demokratike e Serbisë. /Titulli.com/

Taipi vazhdon shkëlqimin me Wilin e tij
Festivali në Preshevë sjellë shtatë çmime, nikoqirëve çmimi i më të mirëve (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration