Festivali në Preshevë sjellë shtatë çmime, nikoqirëve çmimi i më të mirëve (Foto)
Lokale

Festivali në Preshevë sjellë shtatë çmime, nikoqirëve çmimi i më të mirëve (Foto)

08.Nov.2015 14:46
0
Nata finale e Festivalit "Ditët e Komedisë Shqiptare" në Preshevë u përmbyll me komedinë "Dashnori i nënës sime", Teatri Kombëtar i Kosovës, nga Adem Mikullovci, regjia Iliriana Arifi.

Kjo shfaqje ngjalli kureshtje të veçantë tek spektatorët në sallë, duke pasur parasysh seriozitetin e aktorëve brenda shfaqjes të cilët shkëlqyeshëm performuan para të pranishmëve.

Kjo natë përmbyllëse solli edhe shtatë çmime të cilat ishin të përzgjedhura nga juria profesionale në përbërje të Prof.dr. Nebi Islami, dramaturg, Agron Gërguri dhe Burhan Hamiti.

Çmimet në emër të kryetarit të jurisë i arsyetoi Agron Gërguri, i cili potencoi.

“Për gjashtë netë rresht teatrot performuan me shfaqjet e tyre interesante para publikut të mrekullueshëm preshevar, të cilët me prezencën e tyre nxitën aktorët të demonstrojnë bukur në shfaqje dhe të gjitha shfaqjet ishin në nivelin e duhur, andaj ne si juri profesionale u munduam që t’i arsyetojmë çmimet duke i përcjellur vëmendshëm gjatë tërë javës dhe ramë në ujdi për çmimet të cilat do t’i bëjë publike moderatorja”, përfundoi me paraqitjen e tij Agron Gërguri, anëtar i jurisë profesionale, raporton Titulli.com.

Sipas jurisë profesionale, çmimi roli më i mirë femër, aktore joprotagoniste, iu nda aktores Sheqerie Buçaj, çmimi më i mirë joprotagonist mashkull iu nda aktorit Alban Shahiqi, aktorja më e mirë nga juria u zgjodh Vlora Nikçi, çmimi aktori më i mirë iu nda aktorit të mirënjohur Adem Mikullovcit, çmimi special që e ndan Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, iu nda Teatrit të Kumanovës. çmimi i regjisë me emrin “Agron Boriçi” iu nda regjisorit Mito Kutalit, ndërsa çmimi kryesor, shfaqja më e mirë  iu nda, shfaqjes “Jashtë bie borë”, nikoqire e manifestimi.

Festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare - Presheva 2015”, e përmbylli me një fjalim drejtori i shtëpisë së kulturës Naser Nuredini, i cili i falënderoi të gjithë teatrot e pranishme në Festival.

“I falënderoj të gjitha teatrot që morën pjesë në Festival, publikun e nderuar dhe të gjithë ata që kontribuuan dhe e përkrahën Festivalin”.

Festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare – Presheva 2015” përfundoi me performacën e gjashtë teatrove me shfaqjet e tyre interesante, që nga data 2 nëntor  deri në datën 7 nëntor 2015. /Titulli.com/

"Me shitjen e banjës në Bujanoc dhe Medvegjë, Kosova do të zgjeronte territorin"
Konkurs për të rinjtë nga gjithë Serbia" Shkolla evropiane për diskutime", aplikoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration