Me program kulturor e darkë me muzikë, shënohet Dita e Mësuesit (video)
Lokale

Me program kulturor e darkë me muzikë, shënohet Dita e Mësuesit (video)

07.Mar.2014 23:41
0
Dita e Mësuesit, 7 Marsi është shënuar sot në Bujanoc në dy aktivitete të ndara, një kulturorë edhe tjetrin “argëtues” dita-mesuesitNë shtëpinë e kulturës në Bujanoc me këtë rast u zhvillua një manifestim në të cilën morën pjesë mësimdhënës dhe veteran të arsimit, i cili u hap me intonimin e himnit kombëtar. Në këtë manifestim nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” shpalosën programin e përgatitur me poezi e këngë kushtuar mësuesve, të cilët brez pas brezi bartën njohurit e tyre te gjeneratat e reja. Me këtë rast departamenti për veprimtari publike dhe çështje shoqërore ka ndarë mirënjohje për mësimdhënësit të cilët tërë çështjen ia kushtuan arsimimit të gjeneratave. Pas këtij manifestimi, pasoi edhe darka e organizuar në restorant “Rozafa” në Bujanoc në të cilën morën pjesë mësimdhënës të shkollave fillore si dhe asaj të mesme të kësaj komune. Me ritmet e muzikës ata festuan 7 marsin, derisa vallja pothuasje nuk u ndal në asnjë moment.   Historiku i 7 Marsit Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 Marsi festohet në Shqipëri dhe andej ka jetojnë shqiptarët si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike. Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve të ndodhura nën sundimin osman ishte reptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami./Titulli.com/
“Do të ketë shqiptarë që do të ruajnë kutitë e votimit dhe do të japin votat për serbët, dhe jo shqiptarëve” (video)
“Deputeti i mbron interesat e të gjithë shqiptarëve. Fatkeqësi që Bujanoci qeveriset nga të gjithë serbët” (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration