“Do të ketë shqiptarë që do të ruajnë kutitë e votimit dhe do të japin votat për serbët, dhe jo shqiptarëve” (video)
Lokale

“Do të ketë shqiptarë që do të ruajnë kutitë e votimit dhe do të japin votat për serbët, dhe jo shqiptarëve” (video)

08.Mar.2014 08:46
0
Tubimi parazgjedhor i mbajtur në fshatin Tërnoc ka mbledhur qindra përkrahës të listës së Partisë për Veprim Demokratik për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit. Ky fshatë më i madh në Luginë të Preshevës me shqiptarë, që njëherit PVD-së në zgjedhjet e fundit edhe i ka dhënë më shumë vota, i ka qëndruar besnikë këtij subjekti duke kthyer në radhët e saj edhe anëtarë të rinj. Këta anëtarë të premten përkrahën udhëheqësinë e PVD-së për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, derisa kryetari i nëndegës në Tërnoc, Agim Hasani, së bashku me nënkryetarin e këtij subjekti politik Shaip Kamberin dhe deputetin Riza Halimin bënë ftesë për pjesëmarrje masive në këto zgjedhje. Kamberi në elaborimin e tij përveç që paraqiti arsyet e vendimit për pjesëmarrje në zgjedhje ai nënvizoi edhe shqetësimin e tij të paraqitur ditëve të fundit, pas caktimit të personelit shqiptar për të ruajtur kutitë e votimit për të mirën e subjekteve serbe. “Dy ditët e fundit kemi informacione se nuk do të jemi vet si pjesëmarrës në zgjedhje, sepse mjerisht ka shqiptar të cilët kanë marrë të drejtën dhe guximin që të bojkotojnë në një anë zgjedhjet, por në anën tjetër të dalin rojtarë, si ata rojet e urës në Mitrovicën e Veriut, të ruajnë kutitë për interesa të partive tjera, në radhë të parë për Çedomir Jovanoviqin dhe tash së fundi edhe të Sulejman Ugljaninit”, u shpreh Kamberi. PVD - Tubimi-Ternoc Ai matej theksoi se këta do të jenë shqiptarë që do të paguhen me i ruajt kutitë dhe me i dhënë votat atyre, dhe jo një partie shqiptare apo përfaqësuesi shqiptar. Në këtë tubim fjalën e mori edhe bartësi i listës së PVD-së Riza Halimi me ç’rast fjalimin e tij e filloi me urimin për Ditën e Mësuesit, duke u ndalur tek skandali i krijuar me konfiskimin e abetareve mbarëkombëtare nga ana e shtetit serb në komunë të Preshevës. Ai me këtë rast tha se përmes Këshillit Kombëtar kishin siguruar këtë abetare para disa viteve, përveç një ndryshimi të vogël, ku në vend të shkronjës F – flamuri, kanë F –flutura. Halimi u shpreh se këtë abetare nuk e gëzojnë  fëmijët shqiptarë të Maqedonisë e Malit të Zi, derisa të Luginës e kanë në shfrytëzim. “Problemi i librave duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale, me ligj, jo të zihet drejtori dhe një shkollë të bihet në situatë të tillë të palakueshme, dhe këtë po e bëjnë për politika joserioze”, u shpreh Halimi duke drejtuar gishtin kah dy kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit. Duke u ndërlidhur me çështjen e flamurit të zëvendësuar në abetare, kryetari i PVD-së tha se për vite me radhë shumë burra e gra nuk po munden me e zgjidhë çështjen e flamurit dhe se këtë çështje nuk aq më pak do të mund ta zgjidhin fëmijët. Pas tubimit të së premtes në Tërnoc, PVD të shtunën do të vazhdojë fushatën në komunë të Preshevës, në Rahovicë në orën 18:00, ndërsa në Miratoc nga ora 20:00./Titulli.com/
Forumi i gruas së PVD-së uron 8 Marsin (foto & video)
Me program kulturor e darkë me muzikë, shënohet Dita e Mësuesit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration