Më abetare dhe çanta falas filloi mësimi në shkollat e Luginës
Lokale

Më abetare dhe çanta falas filloi mësimi në shkollat e Luginës

03.Sep.2012 15:21
0

Fillimi i vitit të ri shkollor 2012/2013 në Luginë ka filluar mbarë dhe janë hapur të gjitha shkollat, ndërsa për nxënësit e klasës së parë janë shpërndarë canta falas nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në shkollën fillore të fshatit Leran të Preshevës, shkollën fillore "Branko Radiqeviç" të Bujanocit dhe "Muharrem Kadriu" të Tërnocit, përfaqësuesit e Trupit Koordinues për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe pushtetit lokal kanë bërë shpërndarjen e çantave dhe mjeteve të nevojshme të punës për nxënësit që për herë të parë fillojnë mësimet në klasën e parë. ”Ne sot po përfundojmë aksionin e shpërndarjes falas së çantave dhe mjeteve tjera përkatëse të punës, dhe 1.050 nxënës të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë përfituar nga ky projekt”, deklaroi drejtoresha e TK, Danijella Nenadiç, raporton Titulli. Sipas saj këto çanta kanë kushtuar 3,8 milion dinarë dhe ky është viti i katërt që shërbimi i trupi koordinues ndihmon me projekte të këtilla, nxënësit dhe prindërit e këtyre komunave. Sipas informacioneve të marra nga shkollat fillore në Luginë, për herë të parë do vijojnë mësimet afro 715 nxënës. Ndërsa, problematika që është paraqitur për këta nxënës është se ata kanë në duart e tyre 2 abetare, atë mbarëkombëtare dhe atë të modifikuar sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Serbisë . “Se me cilën abetare do punojnë e kanë në dorë drejtorat, por  nëse nuk pranojnë abetaren gjithëkombëtare unë bëjë thirrje që të dalin publikisht të deklarojnë pse nuk e pranojnë këtë abetare”, tha për Titullin Arbër Pajaziti, kryeshef i Drejtoratit për Arsim në komunën e Bujanocit. Në komunë e Preshevë ditë më parë institucionet lokale dhe ato shkollore kanë deklaruar se të gjithë nxënësit e klasës do të përdorin abetaren mbarëkombëtare./Besa Ramadani/Titulli.com/  
Shqiptarët e Luginës, jashtë agjendës së bisedimeve
Në Universitetet e Shqipërisë 182 vende për Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration