Mbytet një tjetër foshnje, varka e refugjatëve u përplas me një shkëmb
Lokale

Mbytet një tjetër foshnje, varka e refugjatëve u përplas me një shkëmb

03.Jan.2016 22:46
0
Mbytja e një fëmije 2-vjeçar në brigjet e Greqisë është kthyer në tragjedinë e parë të refugjatëve për vitin 2016. Humbja e jetës së foshnjes ishte thuajse e njëjtë si djali trevjeçar, Alan Kurdi muaj më parë në Turqi, imazhet e të cilit u bënë virale në mbarë botën, por vetëm se në këtë rast shkrepjet e fotoreporterëve mungonin.

Varka e vogël, që po transportonte nga Turqia 40 refugjatë, u përplas me shkëmbinjtë e ishullit Agathonisi, dhe ishte një peshkatar i zonës që ngriti alarmin e kuq, duke i ardhur edhe vet në ndihmë pasagjerëve. Të gjithë shpëtuan, përveç foshnjes, që nuk u rezistoi dallgëve dhe erërave të forta të shkaktuara nga moti i keq.

Prindërit e 2-vjeçarit u transportuan në Samos, ishullin më të afërt, rreth 50 km larg vendit të ngjarjes.

Themeluesi i organizatës që u vjen në ndihmë refugjatëve, e konsideroi këtë si një realitet të tmerrshëm, i cili duket se nuk po ndalet. Christopher Catrambone tha se, kriza e refugjatëve ka përfshirë në vorbullën e saj viktima shumë të reja në moshë.

Shumë njerëz kanë humbur jetën tragjikisht, teksa kanë marrë përsipër një udhëtim të rrezikshëm për të arritur Europën. Dimri e ka theksuar edhe më tepër këtë fenomen. Të dhënat zyrtare të vitit 2015 tregojnë se, afërsisht një milion refugjatë kanë zbritur në Europë, e ndërsa më shumë se 3 mijë e 600 njerëz kanë vdekur në tentativë për t’i shpëtuar luftrave në Siri, Afganistan dhe Irak, shkruan Top Channel.

Ambasada e Izraelit donacion për refugjatët në Preshevë
Rama në Serbi, në tryezë të bisedimeve edhe Presheva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration