Mbyllet Samiti i BE-së, Kryeministri Rama citon Kanunin: Shtëpia i përket Zotit dhe mikut! (video)
Rajoni dhe Politika

Mbyllet Samiti i BE-së, Kryeministri Rama citon Kanunin: Shtëpia i përket Zotit dhe mikut! (video)

06.Dec.2022 16:51
0

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit të Europës, Ursula von der Leyen, kanë dalë në një deklaratë të përbashkët në mbyllje të punimeve të Samitit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.

 Në nisje të fjalës së tij, kryeministri Rama falënderoi Michel dhe von der Leyen për praninë e tyre sot në Tiranë, por edhe për ndikimin e tyre që ky samit të mbahej sot në kryeqytetin shqiptar.

Rama dha disa lajme në lidhje me marrëveshjet mes palëve të arritura në punimet e këtij samiti, teksa përmendi atë në fushën e arsimit, dukë thënë se së shpejti studentët shqiptarë do të mund të marrin mësime në mënyrë digjitale.

“Këtë Samit, unë e shoh si shenjë të jashtëzakonshme të një vetëdijesimi mbi të gjitha që këto ditë BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa e anasjellta. Dua ta besoj se është momenti që të gjithë njerëzve në rajon, sidomos popullit shqiptar, t’i përçohet mesazhi që BE-ja është këtu për ju.

Barometri i BE-së e ka theksuar se shqiptarët janë populli me pro-BE, sepse vijmë nga një ferr shumë më i vërtetë, vijmë nga ferri i vërtetë i izolimit dhe i pamundësisë për t’u lidhur me Evropën. Patëm vështirësi të shumta, por kurrë nuk hoqëm dorë. Ky nuk është fundi i rrugëtimit tonë drejt BE-së, por është një gur themeli.

Dua t’u them studentëve dhe të rinjve në vendin tonë se nga ky samit ne vijmë me një lajm të shkëlqyer që jo vetëm universitetet tona do të angazhohen në ERASMUS + por do të përshihen në aleancën e arsimit të lartë në Evropë. Dhe nga një moment i caktuar, studentët tanë mund të studiojnë prej këtej në çdo universitet evropian në mënyrë digjitale, dhe universitetet tona të lidhin aleanca me ato evropiane.”

Edi Rama

Po ashtu ai përmendi edhe korsitë e gjelbra, sipas të cilit, do të ndikojë në transport dhe tregti mes vendeve tona. Ai u ndal gjithashtu edhe në marrëveshjen e Roaming, ku së shpejti vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të flasin me tarifa shumë herë më të ulëta se aktualisht.

“Një tjetër çështje e korsive të gjelbra që do të jetë një mundësi e shkëlqyer dhe e re për transportin dhe tregtinë. Po ashtu, një tjetër pikë ku kemi marrë mbështetjen e plotë të udhëheqësve është për të pasur në Shqipëri Kampusin e Kolegjit të Evropës në Bryzh. Është një universitet me reputacion shumë të lartë. Jo më pak është marrëveshja për Roaming-un, qytetarët tanë do të kenë mundësi të kenë tarifa shumë më të ulëta.

Për ta përmbyllur me energjinë, kemi marrë përmes BE-së mbështetje buxhetore 85 milionë euro, por në të njëjtën kohë ka një paketë tjetër për projekte. Rajoni do të jetë i gjithi i përfshirë në këtë drejtim për të ndërtuar më shumë burime energjie dhe për t’u distancuar gjithmonë e më shumë nga ndikimi rus.

U thashë që në Kanunin tonë që: “shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut”. Por sot kishim miq që sot konsiderohen Perëndi të BE-së. Kodi është shumë i qartë që duhet të japësh jetën për mikun. Kështu që ne jemi këtu, larg qoftë, që të japim jetën për mikun.”

Edi Rama
Berisha sulmohet gjatë protestës kundër Qeverisë Rama (video)
Deklarata e plotë nga Samiti i BE-së në Tiranë: Angazhim ndaj anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration