Mbi 700 refugjatë afgan të bllokuar në Tabanoc, nuk i lejon Serbia
Lokale

Mbi 700 refugjatë afgan të bllokuar në Tabanoc, nuk i lejon Serbia

21.Feb.2016 20:18
0
Mbi 700 emigrantë nga Afganistani janë bllokuar në Tabanoc në anën e Maqedonisë në kufirin me Serbinë, afër Preshevës.

Një pjesë e tyre tashmë po hyjnë në ditën e tretë të bllokimit dhe se ata nuk po lejohen të hyjnë në Serbi, informon INA. Kjo ka ndodhur kur Serbia dhe Kroacia kanë vendosur që të mos lëshojnë refugjatët nga ky vend aziatik, edhe pse ata lejoheshin para disa javëve më parë.

Refugjatët janë vendosur në Qendrën e përkohshme për pranimin e refugjatëve dhe se ata po ndihmohen nga organizata humanitare. Një pjesë e tyre pritet të kthehen në Gjevgjeli, për shkak të mungesës së kushteve dhe kapaciteteve. (INA)

Dy të arrestuar te "Dheu i Bardhë", kishin dokumente të falsifikuara
A po rrezikohet policia multietnike në Luginë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration