A po rrezikohet policia multietnike në Luginë?
Lokale

A po rrezikohet policia multietnike në Luginë?

21.Feb.2016 20:19
0
Integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore e veçanërisht formimi i policisë multietnike ishte pjesë e marrëveshjes së paqes në Luginë.

Në policinë multietnike përfaqësimi do të duhej të ishte proporcionalisht me përkatësinë etnike në tri komunat e Luginës, por që nga viti 2001, sikur në shumë sfera të jetës në këtë zonë edhe çështja e policisë ka dështuar. Përfaqësues politik dhe ata të shoqërisë civile në këtë zonë e kanë vlerësuar gjendjen serioze në këtë institucion, ndaj kanë kërkuar një zgjidhje konkrete.

Deputeti popullor Riza Halimi, ka kërkuar që policisë lokale ti kthehet statusi që ajo e ka pasur me Kushtetutën e vitit 1974.

Së fundi në Organizatën e Punëve të Brendshme në Bujanoc është emëruar një shqiptar në hierarkinë komanduese, kjo mbase është komentuar si shpresëdhënëse për fillim të reformave. Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë, Jonuz Musliu, e ka përshëndetur këtë emërim, por ai  kërkuar reformimin e kësaj policie, transmeton RTK.

Për Jeton Ismailin, gazetar, shqetësim mbetet zvogëlimi i numrit të policëve shqiptarë.

Sevdail Hyseni, përfaqësues i shoqërisë civile, kërkon angazhim serioz në kthimin e besimit të popullatës në policin multietnike.

Që kur kishte nisur projekti i Policisë Multietnike, me ndihmën e OSBE-së, vetëm në Bujanoc, janë mbi 40 pjesëtarë shqiptarë të policisë që janë larguar për arsye të ndryshme, ndërkohë ky numër mësohet se është edhe më i madh në Preshevë dhe ky numër asnjëherë nuk është plotësuar./Titulli.com/

Mbi 700 refugjatë afgan të bllokuar në Tabanoc, nuk i lejon Serbia
Shënohet "Dita e Miqësisë së Gazetarëve Shqiptarë", mediat e Luginës pjesëmarrës në këtë aktivitet (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration