Mbi 2.000 vende pune në 2015-n
Liderët e koalicionit qeverisës në Vranjë për vitin 2015 kanë paralajmëruar hapjen e më shumë se 2.000 vendeve të reja të punës por edhe ardhjen e tre investitorëve të rinj.
Kryebashkiaku Zoran Antiq në takim e fundit për vitin 2014 ka thënë se koalicioni ka arrit rezultate të kënaqshme pasi ka mundësuar “funksionimin pa pengesa të vetadministratës lokale, edhe pse nuk kishte mbështetje të rëndësishme të shtetit”.
“Në 2014-n më shumë i kemi ndihmuar ekonomisë, Simpos dhe ndërmarrjeve tjera, të cilat janë në procesë të ristrukturimit. Kemi sjell vendime të vështira dhe kursime nga masat restriktive prej 200 deri në 300 milion dinarë”, ka thënë kryebashkiaku Antiq, transmeton OK Radion.
Ai ka paralajmëruar se nga mesi i muajit janar do të fillojë faza e dytë e rindërtimit të ndërtesës së Teatrit, dorëzimi në shfrytëzim i “Shtëpisë së sigurt”, ndërsa realizimi i programit për praktikë profesionale është planifikuar pas 31 janarit, Ditës së qytetit.
Vlen theksuar se edhe Partia Demokratike që drejton Komunën e Bujanocit ka premtuar punësimin e 2.000 qytetarëve brenda katër viteve të afatit qeverisës, ndërsa momentalisht është shumë larg realizimit të këtij premtimi.
Përndryshe, koalicioni në Vranjë punësimin e më shumë se 2.000 qytetarëve planifikon ta bëjë vetëm brenda vitit 2015./Titulli.com/