Mbahet turneu i boksit në Bujanoc, boksierët shqiptarë trumfuan në të gjithë duelet (foto)
Lokale

Mbahet turneu i boksit në Bujanoc, boksierët shqiptarë trumfuan në të gjithë duelet (foto)

19.Mar.2016 20:54
0
Në organizim të klubit të boksit "Tërnoci", në Qendrën sportive në Bujanoc sot u mbajt turneu ndërkombëtar i boksit "Tërnoci 2016", njofton Titulli.com.

Në këtë turne përveç boksierëve vendas morën pjesë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia, ndërsa turneun e madhështoi me pjesëmarrjen e tij legjenda e boksit shqiptar Aziz Salihu.

Në turne u zhvilluan gjithsejt nëntë meçe dhe të gjithë i fituan boksierët shqiptarë, përveç një dueli i cili përfundoi me barazim.

Vëllezërit Arbër dhe Flakrim Imeri edhe një herë u treguan superior ndaj kundërshtarëve të tyre, pasi i detyruan t’i dorëzojnë meçet në rundin e parë.

Arbër Imeri mposhti boksierin Sulejman Bego nga Maqedonia, ndërsa Flakrim Imeri boksierin Bozhidar Durmisheviq nga klubi “Tigrovi” nga Piroti.

Edhe boksieri tjetër tërnocas Muhamet Zahiri arriti fitore, pasi e mposhti boksierin Dejan Aleksiq nga Piroti, me ndërprerje në rundin e dytë, ndërsa boksieri Egzon Veseli nga KB “Tërnoci” u nda me barazim në luftën kundër boksierit Nikola Radeviq nga Piroti.

Në luftërat tjera, Angjelo Shkëmbi nga Shqipëria mposhti Almir Nurishovin e Maqedonisë me dorëzim të meçit në rundin e tretë, ndërsa në meçin më interesant të turneut Aleksandër Ramo nga Shqipëria mposhti boksierin Darko Stankoviq nga KB “Duboçica” nga Leskoci.

Boksieri i vetëm nga Kosova, Valdrin Hetemi mposhti boksierin Daniel Abazi nga Maqedonia, ndërsa Alban Bërmeta nga Shqipëria mposhti me ndërperje në rundin e dytë boksierin Dushan Stojanoviq nga Leskoci.

Në fund juria zgjodhi boksierin shqiptar Alban Bërmetën si “boksieri më teknik” i turneut, dyshja Alëksandër Ramo – Darko Stankoviq u zygjodhën “çifti më luftarak” i turneut.

Boksieri tërnocas Arbër Imeri u zgjodh “boksieri më fair – play”, ndërsa Flakrim Imeri u zgjodh “boksieri më i mirë i turneut”.

Publiku i pranishëm në sallë u nda i kënaqur nga luftërat dhe nga organizimi i punëtorit të palodhshëm sportiv, tranjerit të KB “Tërnoci”, Ridvan Imerit./Titulli.com/

Preshevë, gjobë imamit të xhamisë sepse ngriti flamurin shqiptar
Debat: Zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare nuk sjellin risi për shqiptarët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration