Debat: Zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare nuk sjellin risi për shqiptarët e Luginës
Lokale

Debat: Zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare nuk sjellin risi për shqiptarët e Luginës

19.Mar.2016 23:20
0
endra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë (CADD) organizoi një tryez të rrumbullakët në Preshevë me gazetarët e mediave lokale dhe atyre kombëtare, me çrast u diskutua për pjesëmarrjen e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.

Belgzim Kamberi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë është shprehur se zgjedhjet lokale mund të sjellin ndryshim vetëm në mënyrë figurative, por jo dhe në atë përmbajtësore.

Mendim të ngjashëm kishte edhe Baki Rexhepi , gazetar i Radio Televizionit të Kosovës  i cila tha se përkundër propagandas së deritashme subjektet politike nuk po tregojnë gatishmëri për tu përballur me çeshtjet kyçe të të drejtave të Shqipëtarëve për derisa nuk po tregojnë një seriozitet në angazhimin e tyre për zgjidhje konkrete.

Jeton Ismaili gazetar në  RTV "Spektri" tha gjatë debatit se nuk ka ndonjë risi në listat e subjekteve politike qoftë për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare duke veçuar Partinë për Veprim Demokatrik e cila kësaj rradhe për bartëse e listës ka znj. Ardita Sinani. 

Skender Saqipi, gazetar në Portalin Informativ Titulli.com duke folur për zgjedhjet tha se është e domosdoshme pjesmarrja në zgjedhjet parlamentare duke treguar kështu gatishmëri për integrim dhe përfaqësim të interesave shqiptare, ndërsa për zgjedhjet lokale është shprehur Saqipi se nuk pritet nodnjë ndryshim i qasjes së qeverisjes dhe përmirësimit të gjedjes së përgjithshme.

I pranishëm ishte edhe Fatlum Hetemi i cili  në diskutimin e tij tha se është fatkesi edhe pas njëzet viteve të diskutojmë për strukturën e njejtë politike .

Emruesi i përbashkët i kësaj tryeze ishte që klasa politike duhet të vedijësohet në përgjegjësitë që ka për përfaqësimin e denjë të interesave të shqipëtarëve , sidomos tani kur pritet të hapën kapitujt mbi të drejtat e njeriut të cilat janë kusht për Integrimin e Serbisë në BE. 
Ky pra është debati i tretë i ( CADD), që ka për synim ngritjen e vetëdijes politike dhe kombëtare të Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës.

Mbahet turneu i boksit në Bujanoc, boksierët shqiptarë trumfuan në të gjithë duelet (foto)
Me moton "Të bashkuar në fitore", LPD mban konventën zgjedhore në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration