Mbahet tubimi i solidarizimit me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!” (video)
Lokale

Mbahet tubimi i solidarizimit me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!” (video)

28.Nov.2019 12:02
0

Përfaqësuesit politik dhe institucional të Luginës së Preshevës gjatë ditës së sotme në tubimin me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”, vendosën kurora lulesh si shenjë solidarizimi para dyerve të shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, shkruan Titulli.com.

Para shtëpisë së kulturës në Preshevë ishin mbledhur me dhjetëra qytetarë nga Lugina e Preshevës.

Para se të viheshin lulet aktori, Gani Veseli tha se si gjithë kombi shqiptarë edhe Lugina e Preshevës ndanë dhimbjen me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri, ku dhe pastaj ftoi të pranishmit për një minutë heshtje.

“Ashtu si gjithë kombi shqiptar anekënd, edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës këto ditë po bashkëndjejnë dhimbjen e vëllezërve e motrave tona në Shqipëri pas tragjedisë së shkaktuar nga goditja e tërmetit. Dridhjet e tokës në Durrës e Thumanë, dridhën thellë zemrat tona. Ne këtë 28 nëntor edhe pse u goditem forte nga tërmetet e fuqishme nuk do te thotë se jemi te thyer por për kundrazi na bene më të fuqishëm dhe më solidar si asnjëherë. Në çdo situatë e ngjarje që ka të bëjë me Shqipërinë, e sidomos tragjeditë e dhimbshme si kjo e tashmja, bën bashkë çdo shqiptar në Luginë të Preshevës pa asnjë dallim. Andaj sot, pikërisht në ditën e Flamurit dhe shtetit shqiptar, jemi këtu të gjithë bashkë në këtë tubim solidarizues me moton “Shqipëri, Lugina është me ty”, në shenjë mbështetje e solidarizimi vëllazërorë e njerëzorë me tragjedinë e para dy ditëve. Me këtë rast, ju ftoj që me 1 minutë heshtje të nderojmë viktimat e kësaj tragjedie. lavdi! U prehshin në paqe shpirtrat e tyre! Te nderuar zonja dhe zotërinj, motra dhe vëllezër ju faleminderit për pjesëmarrjen ne këtë tubim solidarizues dhe mbetemi me shprese qe nëntori i ardhshëm mos të na gjejë te goditur ne këtë mënyrë” – u tha në tubim.

Vlen të theksohet se vetëm dje në mbledhjen e mbajtur, këshilli organizativ i protestës së 28 nëntorit të paralajmëruar ditë më parë e ka shndërruar në tubim solidarizues me moton “Shqipëri, Lugina është me ty!”.

Këshilli organizativ ndër të tjera dje tha se për datën e mbajtjes së protestës e cila është shtyrë do të njoftohen qytetarët shkruan Titulli.com.

“Duke pasur parasysh se arsyet për protestë kundër diskriminimit shtetërorë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës vazhdojnë të jenë aktuale, për datën e mbajtjes së marshit protestues qytetarët e Luginës do të njoftohen me kohë. Në Preshevë, 27.11.2019 Këshilli organizativ”, u tha nga Këshilli Organizativ i Protestës dje./Titulli.com/

Vrima e zezë e zbuluar në Rrugën e Qumështit vë në pikëpyetje evolucionin e yjeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration