Mbahet tryezë: Liria fetare avancohet dialogu mungon
Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka mbajtur të enjten në zyrat e OSBE-së në Bujanoc tryezën me titull “Liria e shprehjes sё religjonit, si pjesё e tё drejtave elementare tё pёrfshira nё Planin Aksional pёr realizimin e Kapitullit 23 - Marrëveshja për bashkimin e Serbisë në BE”.
Në këtë tryezë, pjesëmarrës ishin drejtues të Këshillt Kombëtar Shqiptar, përfaqësues të organizatave fetare, organizatave joqeveritare, studentë dhe tjerë pjesëmarrës.
Panelistët Nexhmedin Ademi e Goran Arsiq dhe pjesëmarrësit u pajtuan se ka përparim në lirinë e shprehjes të besimit fetar dhe ngecje në dialogun ndërfetar.
Si rekomandim kryesor i tryezës ishte nevoja e përmirësimit dhe e plotësimit të kuadrit ligjor, që do të mundësonin më shumë barazi sistemore e institucionale midis bashkësive të ndryshme fetare.
Tryeza është mbështetur nga Ambasada e Gjermanisë në Beograd, në kuadër të projektit: “Monitorimi dhe promovimi i të drejtave të pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës”./Titulli.com.