Mbahet tryeza për akreditimin e mësimdhënësve në Preshevë (Foto)
"Qendra për arsim" në Preshevë "CFE", e cila për rreth vetes grumbullon mësimdhënësit e gjitha niveleve të shkollimit në Luginë, ka mbajtuar tryezën e parë të akredituar për mësimdhënësit e Preshevës në gjuhën shqipe.Sipas kësaj organizate me seli në Preshevë, tema e tryezës së ditës së premte ishte “Standardet arsimore në fund të shkollimit fillor për lëndën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe”.
Kjo tryezë është mbajtur në sallën e leximit të biblotekës së qytetit. Sipas organizatorëve, pjesëmarrësit që ishin nga shumica e shkollave të komunës së Preshevës janë pajisur me materjal rreth temës, dhe me certifikatë.
Nga të gjithë pjesmarrësit kjo formë e përsosjes profesionale është vlerësua lartë.
Programe të trajnimeve, seminareve dhe tryezave të tilla CFE planifikon të realizoj edhe muajve në vijim. /Titulli.com/