Mbahet takim konsultativ për përpilimin e kurikulave në shkolla shqipe në Luginë
Lokale

Mbahet takim konsultativ për përpilimin e kurikulave në shkolla shqipe në Luginë

18.Apr.2018 14:38
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari Shukri Ymeri, mbajti takim e parë konsultativ me anëtarët e komisionit për përpilimin e kurikulave të plan programit të gjuhës shqipe për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe.

“Komisioni është duke punuar në kurikulat për klasën e parë dhe të pestë, për shkollat fillore dhe vitin e parë të shkollave të mesme për vitin shkollor 2018/19. Ky komision më vonë do të vazhdoj punën edhe me përpilimin e kurikulave për klasën e dytë dhe të gjashtë të shkollave fillore dhe vitin e dytë të shkollave të mesme”, thuhte në kumtesën e KKSH-së. 

Sipas të njëjtit njoftim në takim u diskutuan mangësitë e planeve ekzistuese si dhe mundësit për përmasimin, plotësimin dhe harmonizimin e kurikulave e gjuhës shqipe për shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. 

“Nevojën emergjente për t’iu përshtatur metodologjive bashkëkohore në drejtim të digjitalizimit dhe ofrimit të planeve e programeve cilësore”, vlerësoi komisioni pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/

 

 

Arsiq: Serbët dhe shqiptarët në Bujanoc nuk kanë asgjë nga "Kosova Lindore"
Bujanoci me bizneset serbe po prezantohet me entuziazëm në panairin e Prishtinës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration