Mbahet në Preshevë manifestimi 100.000 poetë për ndryshime (foto)
Lokale

Mbahet në Preshevë manifestimi 100.000 poetë për ndryshime (foto)

26.Sep.2014 17:51
0
Në sallën e leximit të Bibliotekës së Qytetit "Mehmet Jusufi " në Preshevë u mbajt Manifestimi " 100.000 poetë për ndryshime" organizuar nga "Atunis" Lugina.

Këtë Manifestim e organizoi kryetari i “Atunis” Lugina, Bilall Maliqi, njëherit edhe anëtar i Bordit Drejtues të Galaktika Poetike “Atunis”.

Me një kumtesë dhe me disa konkluzione para të pranishmëve u paraqit Bilall Maliqi, kryetar i “Atunis” Lugina, me titull “ “Zëri i poetëve zë thirrës për paqe” e cila u ndoq me shumë interes nga të pranishmit.

Diskutuan: Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTTK-së me seli në Preshevë, Xhemaladin Rexhepi, Ali jusufi dhe Hajrullah Kasumi.

Më pas u përurua libri poetik i poetit Nehat Ramizi me titull “ Kujtime të shpalosura “ (Ricerdi sfiorati), poezi shqip- italisht botuar kohë më parë nga Edicioni i Botimeve të Sh SH” Feniks” Preshevë.

Për librin foli redaktori Bilall Maliqi, i cili e velrësoi këtë libër me një ngritje të theksuar artistike në krahasim me botimet paraprake me poezi.

Rreth librit diskutuan edhe Xhemaludin Rexhepi, Hajrullah Kasumi, drejtori i Bibliotekës “Mehmet Jusufi” Vaxhid Mehmeti dhe fjala përshëndetëse e autorit të librit.

Në fund të Manifestimit  u mbajt  edhe një orë e vogël letrare ku lexuan :Hajrullah Kasumi, Afërdita Salihu, Bilall Maliqi, Rexhep Zulfiu dhe Nehat Ramizi. Në fund nga drejtori Vaxhid Mehmeti u dha një koktej për të pranishmit./Titulli.com/

Beqiri, Kirby-t: Shteti po bënë padrejtësi ndaj shqiptarëve
Rainca e Preshevës me standard të ulët jetësor dhe ekonomi të pazhvilluar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration