Mbahet manifestimi i maturës për nxënësit e Medresesë së Luginës në  Preshevë
Lokale

Mbahet manifestimi i maturës për nxënësit e Medresesë së Luginës në Preshevë

27.May.2019 10:02
0

Në ambientin e shtëpisë së kulturës në Preshevë, të shtunën nën organizimin e Medresesë së Luginës së Preshevës, u mbajt manifestimi i mbrëmjes së maturës së gjeneratës së dytë të vajzave, dhe gjeneratës së parë të djemve.

Manifestimi u hap me këndimin e disa ajeteve Kur'anore nga nxënësi Uzeir Sadiku, ndërsa u moderua nga dy nxënëset Sumeja Veseli dhe Ramize Halimi.

Në vazhdim të programit u bë prezentimi i gjeneratës së parë të djemve nga kujdestari i klasës prof. Vedat Bakiu dhe gjeneratës së dytë vajzave nga kujdestari prof. Artan Halimi.

Për t'i dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve foli koordinatori i medresesë prof. Mehmet ef. Sahiti.

Pastaj fjala përshëndetëse iu dha drejtorit të përgjithshëm të Medresesë Dr. Reshat ef. Pllojeviq dhe kryetarit të Bashkësisë Islame Fiket ef. Limanit.

Për pjesën artistike të programit u përkujdesën nxënësit Albina Ademi ese, Fitim Hajrullahu ilahi, Rinor Beqiri ilahi dhe Qëndresa Sadiku ilahi.

Në fund iu ndan mirënjohje nxënësve më të mirë të dy gjeneratave. /Titulli.com/

Sektori për informim pranë medresesë së Luginës së Preshevës.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration