Mbahet akademi përkujtimore për Jonuz Musliun: Krenar familja e vendi për veprën e tij (video)
Lokale

Mbahet akademi përkujtimore për Jonuz Musliun: Krenar familja e vendi për veprën e tij (video)

20.Jan.2020 16:57
0

Në shtëpinë kulturës në Bujanoc është mbajtur akamdemia përkujtimore në në dy vjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu.

Në emër të familjes i përshëndeti të gjithë të pranishmit, Shqiprim Musliu djali i të ndjerit duke vlerësuar lartë figurën e emblematike, shkruan Titulli.com.

“Ndjehem e fat që pata babë Jonuz Musliun dhe që veprojë në rrugën e tij. Jemi krenar gjithashtu që ky emër i takon kësaj familje dhe amaneti i tij në shkoj deri në fund për bashkim me Kosovën”, tha mes tjerash, Shqiprim Musliu.

Ministri në detyrë i drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, u shpreh se veprimtari Musliu ishte një idealist i pashuar, që ishte angazhuar me gjithë qenien, me të vetmin qëllim avancimin dhe përmirësimin e të drejtave politike, kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve, raporton Titulli.com.

“Përvjetorët janë gjithmonë të dhimbshme por përvjetori për Jonuz Musliu është edhe më i veçantë ngase ai nuk  i mungon familjes dhe shoqërisë por I mungon popullit shqiptar të kësaj treve që e deshi”, tha gjatë përvjetorit, Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit.

Në këtë aktivitet morën pjesë familjarë të dëshmorëve, miq, veteran, përfaqësues institucional nga Kosova, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, përfaqësues nga Këshilli Kombëtar i Boshnjakëve dhe përfaqësues politik e institucional lokal.

Me akademinë përkujtimore u mbyll edhe aktiviteti “Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut” të cilët filluan me 18 janar me vendosjen e gurë themelit të pllakës përkujtimore në fshatin Konçul të komunës së Bujanocit/Titulli.com/

Tahiri: Jonuz Musliu, veprimtari që e sfidoi regjimin e Millosheviqit
Sa duputetë mundë të fitojnë shqiptarët sipas Shaip Kamberit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration