Lokale
Maturantët i nënshtrohen provimeve (video)
Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka filluar mbajtja e provimeve përfundimtare dhe atyre të maturës.
Në këtë institucion të mesëm arsimor, sot është mbajtur provimi i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe duke iu nënshtruar provimit 310 maturantë, ndërsa 20 të tjerë në provim do të hyjnë më vonë pasi kanë mbetur në provim.
“Sot po marrin pjesë 310 nxënës në provimin me shkrim nga Gjuha Shqipe, ndërsa 20 të tjerë për shkak të notave të dobëta nuk mund të marrin pjesë, ata këtij provimi do t’i nënshtrohen pas 20 qershorit”, tha me këtë rast ndihmës drejtori Muhamed Jashari.
Profesori i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe Begzad Abdullahu vlerësoi se punimet në provim janë duke shkuar mirë dhe ato do të ecin në mënyrë pozitive.
Albina Rashiti, nxënësja më e dalluar e kësaj gjenerate mendon se do të dalë me rezultat pozitiv nga provimi i sotëm, ndërsa thotë se shkollimin do të vazhdoj në Mjekësi në një universitet të Turqisë.
Pjesa më e madhe e nxënësve maturant janë përcaktuar që pas përfundimit të shkollës së mesme, të vazhdojnë me studime në ndonjërin prej universiteteve të rajonit.
Maturantët e kësaj shkolle të mërkurën do t’i nënshtrohen provimeve në lëndët zgjedhore.
“Sezai Surroi” është shkolla e vetme e mesme në gjuhën shqipe në komunë të Bujanocit. Përveç gjimnazit në kuadër të kësaj shkolle ka edhe drejtime profesionale.
Gjatë vitit shkollor 2012/2013 mësimet në këtë shkollë i kanë vijuar rreth 1400 nxënës./Titulli.com/
http://youtu.be/I_8yGT4ed8o
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!