Matoshi pret Abazin: Mbështesin angazhimin për hapjen e pikëkalimit drejt Medvegjës
Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, ka pritur në takim Profesorin Rexhep Abazi, veprimtar i çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në këtë takim nënkryetari Matoshi e njoftoi profesorin Abazi lidhur me aktivitetet e ndërmarra nga Komuna e Kamenicës në lidhje me hapjen e pikëkalimit kufitar në Kapi të Sfircës.Sipas nënkryetarit Matoshi autoritetet kosovare do të jenë përgjegjëse për infrastrukturën e kësaj pike kufitare dhe tashmë po bëhen përgatitjet për fillimin e vendosjes së objekteve në të cilat do të punojnë zyrtarët policor kufitar të Kosovës e të Serbisë.
“Sot e prita në zyrën time profesor Rexhep Abazin, njërin nga veprimtarët më të devotshëm të Komunës së Medvegjës. Ishte një takim i përzemërt dhe patjetër se shkëmbyem urimet për pikëkalimin e ri kufitar në Kapi. Abazi është ndër personat e parë që ka kërkuar hapjen e kësaj pike më shumë se një dekadë më parë, dhe poashtu ka qenë mbështetës i kërkesave dhe aktiviteteve tona të zhvilluar në vitin e fundit për këtë çështje.” ka thënë nënkryetari Fatmir Matoshi, raporton rajonipress.com.
Profesor Rexhep Abazi e ka përgëzuar nënkryetarin e Kamenicës për angazhimin e tij të madh rreth kësaj çështje dhe ka shprehur gëzimin e tij që ky projekt tashmë po bëhet realitet./Titulli.com/