"Mashtrimet" e qeverisjes Kamberi me buxhetin e informimit prej 7 milion dinarëve
Lokale

"Mashtrimet" e qeverisjes Kamberi me buxhetin e informimit prej 7 milion dinarëve

03.Jul.2017 12:49
0
Në webfaqen zyrtare të komunës së Bujanocit është publikuar procesverbali i komisionit mbi realizimin e konkursit për bashkëfinancim të projekteve për realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në territorin e komunës së Bujanocit për viti 2017.

Në bazë të këtij procesverbali komisioni ka vendosur t’i ndaj mjete 17 mediave me vlerë prej 7 milion dinarë.

 Nga ajo që shihet se qeverisja e Shaip Kamberit (përmes komisioni) i ka ndarë mjete të kënaqshme mediave të cilat nuk kanë prodhim të mjaftueshëm por janë të lidhur ngusht me klanin e tij të promovimit dhe marketingut të kinse të qeverisjes së mirë me komunën e Bujanocit.

Portali Informativ Tituli.com ka hulumtuar se buxhet në dy pozicione u janë ndarë të të njëjtave mediave dhe 40% e buxhetit u është ndarë një mediumi lokal elektronik që shumicën e prodhimit medial të programit e ka të huazuar dhe nuk përputhet me interesat e informimit publik në komunën e Bujanocit.

Më poshtë disa fakte të dyshimit për “mashtrim” nga qeverisja e Shaip Kamberit lidhur me ndarjen e mjeteve për informim për një organizatë në dy forma të ndryshme në komunën e Bujanoci, një medium që nuk ekziston fare dhe një medium elektronik me 40% të buxhetit.

  • Jetapress: 150. 000 dinarë (themelues : Bashkësia Kulturore Shqiptare-Perspektiva”)
  • Perspektiva: 300.000 dinarë (themelues : Bashkësia Kulturore Shqiptare-Perspektiva”)
  • Info 017 : 200.000 dinarë   (themelues: Qendra për Demokraci dhe Zhvill-Lugina)
  • LuginaLajm: 150.000 dinarë (themelues: Qendra për Demokraci dhe Zhvill-Lugina)
  • Alternativa Internacionale 100.000 dinarë (Alternativa Internacionale- ueb faqe që nuk ekziston)
  • TV Spektri : 2.800.000 dinarë (40 % të buxhetit total)

 

Ky është procesverbali i publikuar në webfaqen e komunës për ndarjen e buxhetit për mediat: DOKUMENT

Portali Informativ Titulli.com ka kontaktuar kryeshefin për veprimtari shoqërore pranë administratës komunale Agim Hasanin për të kuptuar se në bazë të çfarë kriteri u janë ndare mjetet për TV “Spektri” 40% të buxhetit total dhe a ka bazë ligjore për ndarje të mjeteve për të njëjtën organizatë në dy forma të llojit të medias.

Hasani i tha Titulli.com se ai nuk ka marrë pjesë në mbledhje të komisionit dhe se përgjegjës janë anëtarët e komisionit përkatës.

Mediumi jonë provoi gjithashtu të kontaktoj edhe sekretarin e komisionit për ndarjen e mjeteve për Rilind Ramani por ai ishte në pushim veror ndërsa edhe anëtarët tjerë nuk mundi ti marrë në telefon për të sqaruar kriteret e ndarjes se mjeteve.

Në historinë e ndarjes se mjeteve për mediat  në komunën e Bujanocit nuk ka ndodhë që buxhetin më të madh ta marrë një medium elektronik dhe mjetet të ndahen për një organizatë në dy forma të ndryshme.

Shqetësimet për ndarjen e mjeteve për informim publik në komunën e Bujanocit do t’i përcjellë edhe në organizatat  e ndryshme të medias.

Portali Informativ –TITULLI kërkon rishikimin e ndarjes së buxhetit nga administrata komunale sepse nuk përkon me interesat e përgjithshme të informimit të qytetarëve në komunën e Bujanocit./Titulli.com/

PD feston 6 vjetorin, do të jemi një opozitë për shqiptarët në Bujanoc
Lugina mesazh Tiranës e Prishtinës: 70 % papunësia e shqiptarëve në këtë trevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration