Masat e ndalesave edhe pas heqjes së  gjendjes së  jashtëzakonshme, izolim tjetër 4 ditorë
Lokale

Masat e ndalesave edhe pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, izolim tjetër 4 ditorë

26.Apr.2020 20:11
0

Në 24 orë t e fundit në  Serbi nga koronavirusi kanë  vdekur 5 persona, dy meshkuj dhe tre femra ndërsa numri i të  infektuarëve ka shkuar në  8.042 persona, kështu u lajmërua në  konferencën e ekipës perofesionale të  Shtabit Emergjent të  qeverisë  së  Serbisë .

Predrag Kon, tha se koronavirusi nuk ka ndërmend të na lë  të  qetë  dhe  se  masat e izolimit do të  aplikohen edhe më  tej, transmeton Titulli.com.

"Masat e izolimit do të  vazhdojnë  dhe tani duhet të sigurohemi me masa të  distancës në nivele të ndryshme, që virusi të transmetohet sa më pak të jetë e mundur. Cili do të jetë transmetimi i tij gjatë verës, do ta shohim", përfundoi Kon.

Ministri i Bujqësisë , Branislav Nedimoviq në  konferecë  tha se Qeveria e Serbisë ka marrë një vendim që qytetarët mbi moshën 65 vjeç nga dita e hënë  mund të shkojnë në shëtitje nga një  orë  çdo ditë  nga ora 6 deri në  1 pas mesnate jo më larg se 600 metra nga vendi i vendbanimit ndërsa dyqanet do të hapen të enjten për ta nga ora 4 deri në 7 të  mengjesit pasnesër.

Ai konfirmoi që izolimi javën e ardhshme  do të zhvillohet nga  dita e enjte ora 6 pasdite deri të  hënën më  4 maj deri në orën 5 të mëngjesit.

Sipas tij masat e jashtëzakonshme do të  jenë  edhe më  tej në  fuqi edhe po të  hiqet gjendja e jashtëzakonshme sidomos kur bëhet fjalë  për ambientet e mbyllura./Titulli.com/

 

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration