Marzia Cimmino takon Musliun, Lugina mbetet prioritet i OSBE-së
Në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari i KKSh-së Jonuz Musliu priti sot në takim Këshilltaren Politike të OSBE-së Marzia Cimmino dhe shefin e zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Jeff Bieley.Kryetari Musliu e njoftoi me rrjedhat e KKSh-së, punën, orientimet dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vërë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip.
“Konstituimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh) tashmë ka marrë formë dhe janë konstituuar edhe të gjitha komisionet e parapara me statutin e këtij institucioni. Jemi në fazë e konsilidimit dhe projektimit të planeve të veprimeve të këtyre komisioneve”, ka thënë Musliu, shkruan kumtesa e KKSh-së, transmeton Titulli.
Ai ka theksuar se “OSBE-ja ka qenë aktive dhe më tej pret të jetë aktive sa i përket zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si një faktorët kyçë ndërkombëtarë dhe partner i denjë”.
Shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Jeff Bieley, shprehi mbështetjen e OSBE-së për proceset demokratike edhe në vazhdim do të mbështes në trajtimin e të gjitha problemeve me të cilat KKSh-ë është duke u angazhuar për t’i zgjidhur.
“Lugina e Preshevës mbetet në prioritetet e OSBE-së dhe mbështetja jonë nuk do të mungoj sa i përket funksionimit dhe angazhimit të KKSh-së” u shpreh Bieley, shkruan kumtesa.
Gjatë takimit të së enjtes palët u pajtuan që nën organizimin e OSBE-së të organizohet një takim i përbashkët i të gjitha këshillave nacionale dhe në këtë drejtim OSBE të ndihmojë procesin e rrjetëzimit të këtyre institucioneve pas zgjedhjeve të fundit. /Titulli.com/