Martirët e kufirit Llojan-Miratoc, familjet në pritje të rehabilitimit
Kanë kaluar katërmbëdhjetë vite që kur Dashnim Hajrullahun, atëbotë pesëmbëdhjetë vjeçar e vranë kufitarët e ushtrisë së Unionit Serbi – Mali i Zi, në arat e fshatit Miratoc, tek sa po kthehej nga fshati Llojanë i Kumanovës.
Ngjarja tensioni situatën e pasluftës në rajon, ndërsa pasuan protesta gjithë popullore, në të cilat u kërkua hapja e kufirit Miratoc – Llojan dhe ndërprerja e këtyre vrasjeve makabër.
Për ndërprerjen e revoltës u dhanë premtime nga autoritetet shtetërore serbe, por ato edhe katërmbëdhjetë vite pas mbeten të tilla, premtime të parealizuara ndërsa Familja Hajrullahu asnjëherë nuk u rehabilitua.
Vrasjet në kufirin Miratoc – Llojan, përfaqësuesit politik dhe institucional të shqiptarëve të Luginës i kanë dënuar në vazhdimësi.
Sami Salihu, kryetar i kuvendit komunal në Preshevë është shprehur se ky rast ka qenë një fatkeqësi e koordinuar nga pushteti famëkeq i qeverisë së Serbisë
Kryetari i komunës në Bujanoc, Shaip Kamberi tha se kjo ishte një vazhdimësi e politikës diskriminuese e qeverisë së Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Dashnimi ishte viktima e dytë e forcave serbo malazeze, ndërsa pesë vite më herët në afërsi të shtëpisë së tij në Miratoc ishte vrarë edhe Agush Agushi, me pretekst se po kalonte ilegalisht kufirin.
Bekim Agushi , vëllai i Agush Agushit thotë se 17 vite pas vrasjes nuk ka kurrfarë rehabilitimi për familjen tonë.
Edhe Nderim Hajrullahu, vëllai i të vrarët Dashnim Hajrullahu është shprehur se nuk është ndërmarrë asnjë iniciativë për rehabilitim dhe si familje ndihen të nënçmuar.
Derisa Agushi e Dashnimi janë dy të vrarë nga forcat kufitare në kufirin e ndaluar Miratoc – Llojan, janë regjistruar dhjetëra qytetarë të malltretuar, dënuar e keqtrajtuar në forma të ndryshme./B.R/Titulli.com/