Marrëveshja e diplomave, për tekstet Serbia jep përgjigje pas dy ditëve
Lokale

Marrëveshja e diplomave, për tekstet Serbia jep përgjigje pas dy ditëve

29.Sep.2015 20:47
0
Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri, dhe në përbërje të ministrit Arsim Bajrami, Qemajl Marmullakaj, Hysen Bytyçi dhe Arjeta Rexhaj, i cili është në Bruksel për raundin e ri të dialogut ndërshtetëror në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka arritur marrëveshje për njohjen reciproke të Diplomave mes dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë marrëveshje, palët u zotuan njohjen reciproke të diplomave si dhe respektimin e procedurave dhe afateve sipas legjislacionit respektiv të secilit shtet. Kjo marrëveshje përfshin të gjitha nivelet universitare (Bachellor, Master dhe Doktoratë), diplomat e shkollave të mesme, arsimin profesional, si dhe nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës evropiane të kualifikimeve.

“Procesi i certifikimit të diplomave të institucioneve respektive të arsimit do të vazhdoj përmes certifikimit nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane (AUE), të cilat pastaj do të njihen nga shtetet përkatëse për çështje dhe qëllime të tregut të punës apo për studime të mëtejme, varësisht nga interesimi i aplikantëve”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit.

Kjo marrëveshje, sipas njoftimit, i jep fund periudhës së dështimit të njohjes së diplomave universitare nga ana e Serbisë, dhe kërkon që brenda afatit prej pesë muajsh të njihen të gjitha diplomat e certifikuara nga ana e AUE në një numër prej mbi 400 diploma të certifikuara të cilat Serbia ka dështuar ti njoh deri më tani.

“Po ashtu, me këtë marrëveshje përcaktohet mekanizmi mbikëqyrës i procesit të zbatimit të Marrëveshjes që përbëhet nga tre palët (pala e Kosovës, BE-së, dhe Serbisë) dhe që ka obligim të raportoj, vlerësoj dhe përmirësoj sipas nevojës procesin e zbatimit të marrëveshjes”, theksohet më tej në njoftim.

Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave thuhet se do të ndihmojë me theks të veçantë popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës të cilët kryesisht studimet e tyre i kryejnë në institucionet e arsimit në Kosovë dhe të cilët kanë nevojë të kthehen dhe të shërbejnë në vendet e tyre për të ndihmuar në zhvillimin e komunitetit shqiptarë në Luginë dhe shoqërisë në përgjithësi.

“Qeveria e Kosovës gjithmonë ka qenë e shqetësuar dhe në vazhdimësi i ka raportuar për pengesat e vëna nga ana e Serbisë popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës në këtë aspekt”, potencohet në komunikatë.

Po ashtu në takimin për diplomat, ministrat Tahiri dhe Bajrami, shtruan çështjen e shpërndarjes së teksteve shkollore për Luginën e Preshevës dhe kërkuan ndihmën e BE-së që dërgesa e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të zhbllokohet dhe të dërgohet tek nxënësit. Pala serbe mori obligim që brenda dy ditësh të jap përgjigje për këtë çështje.

Ndërsa delegacioni i Kosovës konfirmoi zbatimin e reciprocitetit për këtë çështje. 

"Kontratat paushalle të qeverisjes lokale, propagandë parazgjedhore"
Musliu në Bruksel për të drejtat e pakicës shqiptare në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration