Marrëdhëniet ndëretnike në Bujanoc
Lokale

Marrëdhëniet ndëretnike në Bujanoc

12.Sep.2012 19:23
0
Gjatë ditës së sotme në një tryezë të rrumbullakët të mbajtur në Bujanoc, nga të pranishmit është diskutuar për marrëdhëniet ndëretnike në këtë komunë të banuar me shqiptar, serb dhe romë. Organizatorët, Qendra për Rajonalizim nga Novi Sadi në bashkëpunim me Qendrën e Resurseve Civile në  Bujanoc ,u ndanë të kënaqur nga  tryeza me titull “Marrëdhëniet ndëretnike në Bujanoc”. Drejtori i qendrës për rajonalizim Aleksandar Popov pas përfundimit të këtij takimi është ka thënë se organizimi ishte i mirë, ndërsa ka paralajmëruar se kjo tryezë ishte si parapërgatitje për mbajtjen e një debati të ardhshëm që do të zhvillohet gjatë muajit tetor, me temën “Agora e Bujanocit”. Kryetari i Kuvendit, Hajredin Hyda takimit e sotëm e ka vlerësuar shumë  produktiv. “Përveç temës së tryezës u bisedua edhe për funksionimin e pushtetit multietnik dhe veprimtari të ndryshme, ndërsa në debat morën pjesë përfaqësues nga të gjitha sektorët institucional e publikë”, tha Hyda gjatë prononcimit për TV Bujanocin. Ai po ashtu theksoi se “tryeza e rrumbullakët ishte një moment i mirë që të debatohen disa probleme, të cilat në jetën e përditshëm debatohen mirëpo në mënyrë individuale, kurse këtu  u diskutua pa kurrfarë rezerve nga pjesëmarrësit”. Në tryezën e rrumbullakët “Marrëdhëniet ndëretnike në Bujanoc”, morën pjesë  drejtori i Qendrës për Regjionalizim Aleksandër Popov, kryetari i Kuvendit Komunal Hajredin Hyda, përfaqësues të OSBE-së, shefi i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë Branko Dellibashiq,  Linda Janjiq - drejtoresha e Qendrës për Resurse Civile në Bujanoc,si dhe udhëheqës të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike të Bujanocit./Titulli.com/
Bujanoci dhe Presheva me fabrikë për riciklime
Në bisedime të përfshihet edhe Lugina (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration