Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit "Kadri Zeka" dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar
Lokale

Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit "Kadri Zeka" dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar

06.Apr.2017 13:08
0
Rektori i Universitetit "Kadri Zeka" në Gjilan, Bajram Kosumi dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Junuz Musliu, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi profesional për trajnimin e mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) si dhe aspekte tjera  për përgatitjen e kuadrove të reja në fushën e arsimit”, thuhet në njoftimin e KKSH-së.

Sipas kumtesës së lëshuar për media thuhet gjithashtu se bashkëpunimi në mes të palëve rreth kuotave të regjistrimit të studentëve të rinj në UKZ, vendosja e kritereve për aplikim për studentë të rinj nga Lugina në UKZ, organizimi i tryezave të përbashkëta debatuese, organizimi i konferencave të përbashkëta, si dhe bashkëpunime të tjera të cilat mund të ndërlidhen me aspektin e edukimit.

Rektori,  Bajram Kosumi tha se Universiteti “Kadri Zeka”  do të ofrojë resurset e veta akademike dhe profesionale, për trajnimin e kuadrove arsimore që shërbejnë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me qëllim që përfitimet e mësimdhënësve të jenë të atij niveli që të kenë një ndikim më të madh në fushë veprimtarinë e tyre.

Kryetari  i KNSH-së,  Junuz Musliu tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme , duke pasur në konsiderim mungesën shumëvjeçare të ofrimit të trajnimeve për mësimdhënësit e këtyre komunave shqiptare./Titulli.com/

Pazari në çarshinë e Bilaçit, i vetmi në fshatrat e Luginës së Preshevës
Nis bashkëpunimi kulturorë institucional mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës (dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration