Maqedonia dhe Serbia me pikë të përbashkët doganore në Preshevë (video)
Lokale

Maqedonia dhe Serbia me pikë të përbashkët doganore në Preshevë (video)

02.Sep.2018 19:18
0
Maqedonia dhe Serbia do të kenë pikë të përbashkët doganore. Projekti "One Stop Shop" parashikon që maunat me mallra dhe mjetet tjera transportuese, t'i nënshtrohen njërës pikë doganore, duke lehtësuar kështu procedurat e kontrollit.

Projekti u promovua nga Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq. Kontrolli i këtillë do të filloj nga viti 2019 dhe do të jetë i pari i kësaj natyre në Ballkan, ndërsa është financuar nga Banka Botërore. Zaev dhe Vuçiq deklaruan se detajet për pikë të përbashkët doganore do të theksohen pas nënshkrimit të akteve mes dy Qeverive, Doganave të dyja vendeve dhe Ministrive të Brendshme.

Është me rëndësi të veçantë për qytetarët e dyja vendeve ky projekt i përbashkët. Rëndësi të veçantë do të ketë edhe për kompanitë. Pika e përbashkët e kontrollit do të lehtësojë lëvizjet e mallrave dhe qytetarëve tanë do t’ua evitojë pritjet e gjata nëpër kontrollet doganore -tha Aleksander Vuçiq, President i Serbisë.

Jemi krenar se Maqedonia do ta gëzojë një pikë të tillë doganore për një kontroll. Kemi nderin që këtë koncept ta hapim së pari me shtetin fqinjë më produktiv siç është Serbia. Projekti nënkupton që në një vend, në të njëjtën kohë dhe në një objekt, me një kontroll të mund qytetarët mallrat ti doganojnë dhe paraqesin duke e përgjysmuar kohën e pritjes – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.

 

Veseli: Kurrë nuk do të ketë pazar për Mitrovicën, Lugina mund t'i bashkohet Kosovës
Shaip Kamberi uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration