Malësia e  Bujanocit dhe zbrazja e heshtur shqiptare
Lokale

Malësia e Bujanocit dhe zbrazja e heshtur shqiptare

28.Jun.2016 10:28
0
Fshati Suharrën është mbi 30 kilometra larg qytetit të Bujanocit, rruga që çon për në këtë fshat të Malësisë, është shumë e vështirë, raporton KTV.

Momentalisht, në këtë pjesë të Malësisë jetojnë vetëm dy familje shqiptare. Madje, edhe këto dy familje janë të rrezikuara nga serbët e Vranjës dhe vazhdimisht kanë presion që t’i lëshojnë shtëpitë e tyre.

Dy muaj më parë, familja Bajrami është sulmuar nga 11 serbë të dehur. Selami Bajrami ka treguar në detaje së çfarë ka ndodhur pasditen e 22 prillit në oborrin e shtëpisë së tij.

Ai ka thënë se kërcënimet janë të vazhdueshme që nga përfundimi i luftës.

Për kërcënimet ka treguar edhe fqinji i vetëm i Selami Bajramit, Reshat Ramadani. Ai ka deklaruar se nuk besojnë në policinë serbe.

Kamberi: Shqiptarët janë të nënpërfaqësuar në institucionet e Serbisë.
Vaksionohen 70% e lopëve në Bujanoc dhe Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration