Maliqi dhe Sadriu i bashkohen PDSH-së në Preshevë: Po rikthehemi në qeverisje lokaleǃ?
Poeti nga Presheva, Bilall Maliqi dhe Kujtim Sadriu ish anëtër partisë liberale të Çedomir Jovanoviqit janë futur në struktuart udhëheqëse të Partisë Demokratike Shqiptare, shkruan Titulli.com.Kryesia e nëndegës së kësaj partie në Preshevë ka zgjedhur, anëtarin e deritanishëm Bilall Maliqi për kryetar që njihet edhe një nga bastionet e fuqishme të PDSH-së dhe për anëtar Kujtim Sadriu, koordinator në Universitetin Internacional të Novi Pazarit në Preshevë.
Bilall Maliqi, kryetar i porsazgjedhur tha se do t’i tejkalojë dhe do ta fuqizojë këtë nëndegë dhe partinë në përgjithësi.
“Unë do të mundohem ta japë kontributin tim për të mirën e partisë. Përpara na presin punë të mëdha për ta fuqizuar dhe rritur këtë nëndegë dhe ju dëshiroj mirëseardhje të gjithë atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e PDSH-së dhe ta japin kontributin e tyre për partinë e cila së shpjeti do të jetë udhëheqëse e pushtetit në Preshevë”, deklaroi Maliqi.
Ndërsa anëtar i ri në këtë nëndegë është zgjedhur edhe Kujtim Sadriu një aktivist politik i deritanishëm nëpër parti të ndryshme qendrore serbe dhe shoqërisë civile.
“Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike Shqiptare kam qenë një zë kritikë ndaj dukurive negative të cilat kanë ndodhur e të cilat asnjëherë nuk i kanë ngritur ata që tashmë po shihen dhe po dëshmohen me veprimet e tyre, prandaj angazhimi im do të jetë maksimal për rikthimin e vlerave të mirëfillta në Partinë Demokratike Shqiptare”, theksi mes tjerash Sadriu.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa tubimin e kësaj nëndege e cilësoi si fillim të mbarë , e që është frymim i shpresës së qytetarëve si dhe rikthimit të shpejtë Partisë Demokratike Shqiptare në qeverisjen e komunës së Preshevës./Titulli.com/