Lokale
Malet e Preshevës, Tërnocit e Vranjës në flakë
Moti i nxehtë në rajon ka shkaktuar disa zjarre në lokacione të ndryshme në Luginë të Preshevës.
Më të rrezikuara janë malet mbi Preshevë ku janë angazhuar tetë zjarrfikës, ndërsa hiç më mirë nuk është situata në Vranjë dhe në Tërnoc të komunës së Bujanocit.
Shtabet e emergjencave presin lokalizim të zjarrit. Sipas shefit të repartit për situata të jashtëzakonshme në Vranjë, Drakca Stanojkoviq, më shqetësuese është zjarri në Preshevë ku po digjen me dhjetëra hektarë të malit me pisha, raporton Titulli.
Në Vranjë zjarri ka shpërthyer rreth orës 14h në malin e quajtur Kristolovica. Tymi i dendur ka mbuluar një pjesë të qytetit.
Edhe malet e Tërnocit janë përfshirë nga flakët, ku rreth mesditës zjarret janë paraqitur në pjesën me pisha, mbi këtë fshatë.
Për të lokalizuar zjarrin përveç shtabit të emergjencave u angazhuan vullnetarisht edhe banorët e këtij fshati.
Përgjegjësit theksojnë se nuk ka ndonjë rrezik për vendbanimet mbi të cilat janë paraqitur këto zjarre dhe se ato do të lokalizohen./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!