Malësor Prënkoçaj publikon këngën kushtuar dëshmorit të parë të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi (video)
Malësor Prënkoçaj është këngëtar i njohur shqiptar nga Triesh, Malësija-Mali i Z ka publikuar këngën kushtuar dëshmorit të parë të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi.
Dëshmori, Fatmir Ibishi ka rënë heroikisht më 26 shkurt 2000 te gryka e Konçulit në komunën e Bujanocit dhe aty është vendosur pllaka përkujtimore.
Opusi i Malësorit si këngëtar numëron shumë këngë, disa prej të cilave do ua shpalosim në vijim: "Qaj Per Diten" (2006), "Mergimtari" (2009), "Në dasmën e shokut" (2012), "Veç Lodhesh" (2013), "Zambaku I Bardhe" (2014), "Mos ta nin" (2015), "Shoqe dhe dashni", e shumë këngë të tjera, që Malësorin e bëjnë të jetë më afër publikut duke kënduar gjithandej ku flitet shqip.