Mërgimtarët "mbajnë gjallë" Luginën e Preshevës (video)
Lokale

Mërgimtarët "mbajnë gjallë" Luginën e Preshevës (video)

09.Jul.2016 23:56
0
Bejtulla Rashiti ka mbi 30 vjet që jeton në Zvicër me tërë familjen. Por malli për vendlindjen e shtyn që pesë herë brenda vitit ta vizitojë Luginën e Preshevës.

Por ardhja e këtij mërgimtari dhe të tjerëve, ndihmon edhe në ekzistencën e banorëve të kësaj ane.

Ekonomisti Shenur Jahiu, vlerëson lart rolin e mërgatës shqiptare. Remitencat janë ato që e tejkalojnë krizën e thellë në Luginë ku rreth 80% është shkalla e papunësisë.

Pushteti lokal ndonëse i konsoliduar së fundi, është i gatshëm që mërgimtarëve t’iu kushtojë një vëmendje të veçantë, raporton televizioni publik.

Lugina e Preshevës njihet si zonë nga ku kanë mërguar shumë shqiptarë. Sipas statistikave, brenda 40 vjetëve të fundit, më se 40% e popullatës së kësaj zone është zhvendosur në diasporë.

Roli i tyre në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies sociale është jashtëzakonisht i madh, ndërsa shteti serb këtë zonë e trajton tërësisht si dytësore./B.Rexhepi-RTK/Titulli.com/

Subvencione nga Ministria e Bujqësisës për pajisjet për ujitje
Plani shtatë pikësh i harruar për Luginën e Preshevës, bisedimet me Beogradin të bllokuara (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration