Lutfiu me shkresë për përdorimin e gjuhës shqipe në çerdhen "Gëzimi ynë" në Bujanoc
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka shkruar se ka drejtuar shkresën për përdorimin e gjuhës shqipe në çerdhen "Gëzimi ynë" në komunë të Bujanoct.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Gjatë vitit shkollor 2022-2023, ditarët në çerdhen "Gëzimi ynë" ishin vetëm në gjuhën serbe.
Sot i dërgova shkresë drejtorit të çerdhes nga i cili kërkova të respektohet dygjuhësia, gjithashtu shkresë i dërgova kryetarit të Kuvendit Komunal që është themelues, si dhe Inspektoratit të arsimit, nga të cilët kërkova që të monitorojnë këtë çështje.
KKSH është i gatshëm të asistojë në përkthim.