Lugina përshëndetet me Ramadan Ahmetin-Daci (Foto & Video)
Lokale

Lugina përshëndetet me Ramadan Ahmetin-Daci (Foto & Video)

03.Jun.2015 19:20
0

Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë nga Lugina dhe më gjerë i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-deputetit, mësuesit, veprimtarit të çështjes kombëtare, Ramadan Ahmetit-Daci, i cili u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë në moshën 80-vjeçare.

Ramë Daci, siç njihej në popull, ishte mësues, drejtues i institucionit arsimor, politikan, deputet popullor, e para së gjithash veprimtar në mbrojtje e çështjes shqiptare, me theks të veçantë në Luginë të Preshevës.

Ai ndërroi jetë mëngjesin e së mërkurën, ditën në të cilën edhe u përcjollë për në banesën e fundit, në varrezat e fshatit Tërnoc të Komunës së Bujanocit, raporton Titulli.com.

Në nder të veprës së tij, në Bujanoc u mbajt edhe një akademi komemorative, ku për të nderuar Ramë Dacin e ndjerë, me një fjalim prezantoi edhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademiku Hivzi Islami.

Daci mbetet një ndër fytyrat e pakta publike të Luginës që me veprimet, zotësinë dhe butësinë e tyre, arritën që të kalojnë situata të vështira, ndër dekada, me të cilën u përballë së bashku me shqiptarët e kësaj ane. /Titulli.com/

VIDEO

 
 

 

Thyhet heshtja shumë vjeçare e paraqitjeve artistike mes Preshevës dhe Tiranës
Arbnori me Kombëtaren, kundër Francës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration