Lugina pret më shumë përkujdesje nga presidenti i posazgjedhur Hashim Thaçi (video)
Lokale

Lugina pret më shumë përkujdesje nga presidenti i posazgjedhur Hashim Thaçi (video)

27.Feb.2016 20:26
0
Ndër shqiptarët e Luginës së Preshevës, zgjedhja e të parit të Republikës së Kosovës është mirëpritur.

Ndërkohë që nga Hashim Thaçi, pritet një përkujdesje më e theksuar për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve të kësaj zone, të cilët aktualisht janë pjesa më e diskriminuar e kombit shqiptarë.

Zgjedhja e Hashim Thaçit, President i Republikës së Kosovës, ndër shqiptarët e Luginës së Preshevës është përshëndetur, ndërkohë që pritjet nga Presidenti i porsazgjedhur, janë që ai të reflektoj edhe në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të kësaj zone.

Studentë Zgjedhjen e Presidentit e kanë uruar edhe përfaqësuesit politik dhe institucional të Luginës.

Në rrugëtimin historik të Hashim Thaçit, shqiptarët e Luginës së Preshevës, gjithnjë kanë qenë pranë tij, ndërkohë që tani në pozitën e të parit të Republikës së Kosovës kërkohet nga ai një kujdes më i theksuar në përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve të këtushëm./Titulli.com/

Ekspozitë "Muzeu Damastion" në Preshevë
Presheva po zhduket në heshtje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration