Lugina në protestë në ditën e parë të fillimit të mësimit (video)
Lokale

Lugina në protestë në ditën e parë të fillimit të mësimit (video)

28.Aug.2014 17:09
0

Pas takimit të mbajtur dje dhe sot udhëheqësit e partive politike shqiptare dhe institucioneve në Luginë te Preshevës janë dakorduar që më 1 shtator të protestojnë duke kërkuar tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Të hënën më 1 shtator, sipas vendimit të marrë sot në takimin e mbajtur në Bujanoc nga liderët politikë, nxënësit e shkollave dhe mësimdhënësit e Luginës do të protestojnë duke kërkuar tekste në gjuhën amtare.

Protesta do të mbahet para shkollave përkatës duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00, raporton Titulli.

Të enjten, në mbledhjen në të cilën u morë edhe vendimi për protestën, morën pjesë liderët e subjekteve nga Presheva e Bujanoci, të cilët njëherit ftuan për të përkrah këtë protestë edhe qytetarët.

Një ditë më parë në takimin e mbajtur mes liderëve politik mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri.

Vlen theksuar se nxënësit shqiptarë të Luginës edhe mëtej kanë mungesë të teksteve në shumë lëndë mësimore. Ata mësimin e zhvillojnë duke marrë shënime, sidomos në shkollat e mesme në Preshevë e Bujanoc./Titulli.com/

Fakulteti Ekonomik në Bujanoc dhe mësimi i gjuhës serbe, temë bisedimi mes Tors dhe Stankoviqit
Liderët ofrojnë unitet të rrejshëm për poena politik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration