“Lugina nuk ka nevojë për lëmoshë”
Lokale

“Lugina nuk ka nevojë për lëmoshë”

11.Jan.2014 16:41
0
Lëvizja “Vatra” ndien  indinjatë  të  thellë me shumën  simbolike që është ndarë, apo që janë zotuar të japin qeveritë e dy shteteve, “gjoja” për  zhvillimin  ekonomik të Kosovës Lindore. “Pyesim dy kryeministrat e dy shteteve  amë çfarë zhvillimi ekonomik mund të bëhet me këto para të premtuara”, shkruan e indinjuar në njoftimin për opinion Lëvizja “Vatra” me seli në Gjilan. “Ju të nderuar pushtetarë  të Shqipërisë  ndatë rreth 400.000 € për një park të  Graçanicës, ndërsa për zhvillimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ndahen nga 50.000€. Vallë a do të plotësohen nevojat apo kërkesat e kësaj pjese me këtë shumë simbolike që Ju keni ndarë?”, pyet e shqetësuar “Vatra”. Kjo Lëvizje që rreth vetes mbledhë shqiptarët e shpërngulur nga Lugina e Preshevës thotë se “të gjithë kanë besuar që dy shtetet do të ndajnë një fonde të dinjitetshëm e jo një shumë minore si kjo që kanë  ofruar dy qeveritë Shqiptare, që më shumë ngjanë në lëmoshë se sa një fondi zhvillimorë”/Titulli.com/
Musliu: Bënë hajgare me 100 mijë euro!
Thaçi e Rama formojnë “Fond Humanitar” për Luginën, ndajnë vetëm 100 mijë euro
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration