Lugina, mes Kosovës e Serbisë!
Lokale

Lugina, mes Kosovës e Serbisë!

25.Jan.2017 09:00
0
Acarimi politik i kohëve të fundit, mes Kosovës dhe Serbisë, sollën takim e radhës ndërmjet përfaqësive më të larta politike e shtetërore të dy shteteve, me pretekst sërish situatat që u krijuan në veri të Kosovës, respektivisht me serbët lokal që jetojnë atje. Lugina e Preshevës mbetet prapë jashtë bisedimeve, edhe këtë herë. Si çdo herë!

Shkruar nga: Drilon Hyseni-Bujanoc; 

Krerët shtetëror të Republikës së Kosovës shkuan për të biseduar me presidentin dhe kryeministrin e Republikës së Serbisë, në Bruksel, për problemet që Serbia u shkakton ndër vite shqiptarëve, e sidomos këtyre kohëve të fundit, kur janë lëkundur shumë edhe vetë marrëdhëniet ndërkombëtare në mes vete. 

Një gjë të tillë ka bërë Serbia edhe me popullatën shqiptare që jeton brenda kufijve të saj shtetërorë, qysh nga paslufta, por ky represion s’ka arritur kurrë të vihet në tavolina bisedimesh për t’iu gjendur zgjidhja.

Kjo Serbi që, paramendoni, pavarësisht pranisë dhe mbikëqyrjes së komunitetit ndërkombëtarë, në mënyrë të drejtë për drejtë i shpallë luftë Kosovës. 

E sa për ironi, përfaqësuesit politik të shqiptarëve që jetojnë në Luginë, vetëm i bëjnë sehir situatave të fundit të tensionuara. Sikur s’ka ndodhë, e s’do të ndodhë asgjë.

Tani, mbetet të mendohet se o përfaqësuesit më të lartë shtetëror të Republikës së Kosovës nuk dëshirojnë ta shtrojnë në debat çështjen e shqiptarëve që jetojnë në Luginë, o nuk po munden karshi Serbisë t’i artikulojnë asesi në tavolinë problemet e kamotshme të Luginës së Preshevës. 

Spektri politik shqiptarë që vepron në Luginë, duhet menjëherë të reagoj, e të kërkojë fuqishëm intensifikim të marrëdhënieve me autoritetet politike kosovare, për ngritjen e problemeve në nivel ndërnacional, me të cilat ballafaqohet popullata shqiptare e Luginës së Preshevës ndër vite.

Në këtë kontekst, gjithashtu në bashkëpunim të mirëfilltë e konkret me autoritetet shtetërore shqiptare, të diskutojnë mundësinë e avancimit konkret të shqiptarëve të Luginës. 

Është momenti i duhur, që ai pakë pushtet që kanë nëpër duar shqiptarët në Luginë, ta ngritë zërin, për t’u bërë shkak i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë edhe kauza e popullit shqiptarë që jeton në Luginë.

Përndryshe, spastrimit etnik në heshtje të shqiptarëve të Luginës, nuk do t’ketë më motiv që do t’i rri karshi.

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

 

Komuna e Bujanocit siguron një kamion për mbledhjen e mbeturinave
Presheva planifikon objekt universitar (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration