Lugina me shtatë parti, shkaku i interesave, tekeve e inateve personale (Video)
Lokale

Lugina me shtatë parti, shkaku i interesave, tekeve e inateve personale (Video)

25.Jan.2015 22:50
0
Derisa Serbia vazhdon me diskriminim të vazhdueshëm, faktori politik shqiptarë i Luginës së Preshevës është më i fragmentuar se kurrë më parë. Intereset personale, teket dhe inatet mes vete kanë ndikuar që në këtë rajon të veprojnë mëse shtatë parti politike shqiptare, ndërkohë që nga kjo zonë vazhdimisht largohen të rinjtë në kërkim të një persektive më të mirë.

Përfaqësuesit e partive që tubojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës, për vite të tëra, paraqiten unik vetëm deklarativisht, ndërkohë që uniteti në veprim ka kohë që nuk ekziston.

Si pasojë në këtë zonë vazhdojnë shkeljet e të drejtave të njeriut si dhe ngecjet e procesit të zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve. Deputeti i Partisë për Veprim Demokratik në parlamentin republikan, Shaip Kamberi, e sheh domosdoshmëri unifikimin në veprim të spektrit politik për tejkalimin e gjendjes në Luginë, raporton RTK, transmeton Titulli.com.

E Valon Arifi i këshillit për të Drejtat e Njeriut, fajëson Serbinë, për sipas tij, ushtrim të ndikimit në krijimin e divergjencave ndërshqiptare.

Në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë aktualisht veprojnë më se shtatë parti politike shqiptare, disa grupime politike dhe dhjetëra organizata jo qeveritare ndërkohë që ka paralajmërime për formimin edhe të subjekteve të tjera politike. Ndërsa nga kjo zonë heshtazi vazhdimisht largohen të rinjtë në kërkim të një perspektive më të mirë. /Titulli.com/

VIDEO

Titulli "ndërtoi" objektin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc! (Foto)
Po rinisë punën fabrika në Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration