Lugina kërkon përjashtimin e produkteve shqiptare nga taksimi prej 10 %.
Lokale

Lugina kërkon përjashtimin e produkteve shqiptare nga taksimi prej 10 %.

07.Nov.2018 08:00
0

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përjashtojë prodhuesit shqiptarë nga taksimi prej 10 për qind për mallrat serbe.

“Pas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vendosjen e masave mbrojtëse ndaj produkteve që vijnë nga Serbia, kryetari i Komunës së Bujanocit, kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, përjashtimin nga këto masa të prodhuesve dhe produkteve që në Kosovë eksportohen nga Lugina e Preshevës”, ka thënë Kamberi në një postim në Facebook.

Kamberi thotë më tej se prodhuesit shqiptarë të Luginës, të vetmin treg e kanë Kosovën.

“Prodhuesi shqiptar i Luginës së Preshevës nuk ka mundësi tjetër tregu të plasimit të produkteve të veta, por si treg të vetëm ka tregun e Kosovës”, ka përfunduar ai.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që t’i taksojë mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës me 10 për qind, duke i përjashtuar brendet ndërkombëtare që prodhohen në dy shtetet përkatëse.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar BE-ja, por edhe Serbia, që kanë kërkuar tërheqjen e këtij vendimi menjëherë.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration