Lugina heshtë në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, reagon Beogradi
Në ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Lugina e Preshevës ka heshtur ndaj padrejtësive që po ju bëhen pakicës shqiptare në Serbi.Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR ) me seli në Beograd ka organizuar një aksion simbolik para godinës së komunës së Bujanocit për t’i vënë në kujtesë shkeljet më flagrante të të drejtave të njeriut në Serbi gjatë vitit 2015, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet.
Egzon Lakna, banorë në komunën e Bujanocit dhe aktivist i organizatës YIHR kishte zgjedhur hyrjen e godinës së komunës së Bujanocit ku ishte paraqitur me një fotografi me mbishkrimin “Dua libër në gjuhën shqipe”, shkruan Titulli.com.
Lakna nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, tha pë Titulli.com se ky aksion mbështetet nga organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Civil Right Defenders”.
Sipas tij, përmes këtij aksioni kemi dashur të tërheqim vëmendjen e institucioneve për çështje të rëndësishme për qytetarët sidomos për mungesën e librava në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës.
Vlen theksohet se përveç disa organizatave joqeveritare nga Beogradi që funksionojnë me zyrat e tyre në Bujanoc dhe një organizimi të konferencës në Preshevë nuk është regjistruar ndonjë aktivitet i partive politike dhe organizatave lokale që merren me të drejtat e njeriut për të shënuar këtë ditë ndërkombëtare./Titulli.com/