Lugina gati për zgjedhjet lokale dha ato parlamentare
Lokale

Lugina gati për zgjedhjet lokale dha ato parlamentare

23.Apr.2016 16:38
0
Të dielën më 24 prill mbahen zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare në gjithë territorin e Serbisë.

Heshtja parazgjedhore po mbretëron edhe në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, ndërkohë në komisionet komunale zgjedhore thuhet se gjithçka është gati për procesin e zgjedhjeve, shkruan Titulli.com.

Në Komisionet komunale zgjedhore në Bujanoc dhe Preshevë  ka arrit materiali zgjedhorë dhe gjithçka është gati që zgjedhjet të mbahen të dielën me 24 prill.

 Zeçirja Miftari, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhorë në Preshevë thotë se në komunën e Preshevës, të drejtë vote kanë 37474 votues.

“Materiali zgjedhorë është gati me listat zgjedhore dhe  është bërë paketimi nëpër thasë”, theksoi Miftari.

Gjithashtu edhe në  Bujanoc gjithçka është përgatitur dhe sipas kryetarit të  Komisionit Komunal Zgjedhorë në Bujanoc, Fejzi Beqiri numri i përgjithshëm i votuesve në komunën e Bujanocit është 42.288 qytetarë me të drejtë vote.

Qytetaët shqiptarë në komunat Bujanoc dhe Preshevë do të mundë të votojnë për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare nga ora 7 e mëngjesit të datës 24 prill (e dielë) deri në orën 20:00, ndërsa në komunën e Medvegjës zhvillohen vetëm zgjedhjet parlamentare./Titulli.com/

Hilja akademike e Ragmi Mustafës dhe zhgënjimi i rektorit të Universitetit të Gjilanit
Bujanoc: PVD triumfon në zgjedhjet lokale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration