Lugina feston, Xhimshitin e falënderon! (Video)
Fitorja e Kombëtares ndaj Armenisë, që nënkupton kualifikimin për Evropianin 2016 ka nxjerrë në rrugë tifozët shqiptarë të Luginës së Preshevës.Me brohoritje “jemi në Francë”, “Shqipëri, Shqipëri”, shumë tifozë në Bujanoc e Preshevë akne festuar fitoren e Shqipërisë me rezultat 3:0 ndaj Armenisë.
Turma e të rinjve vec festës dhe gëzimit në lokale, fitoren e kanë festuar edhe nw sheshe dhe me vetura e flamuj kuq e zi në rrugët e qytetit.
Këtë fitore të Shqipërisë për shqiptarët e Luginës e ka bërë edhe më të veçantë goli i Berat Xhimshitit nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit.
Klasifikimi i Kombëtares për në Evropianin që do të mbahet në Francë ka lënë gjurma në histori, duke e bërë ate pjesëmarrëse për herë të parë në këtë garë. /Titulli.com/