Lugina e Preshevës bojkoton mësimin, revoltë ndaj bllokimit të librave
Lokale

Lugina e Preshevës bojkoton mësimin, revoltë ndaj bllokimit të librave

26.Oct.2015 11:21
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe aktivi i drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës kanë vendosur që të martën të bojkotohet mësimi i orës së parë, për dy ndërrimet, në të gjitha shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës, për shkak të bllokimit të teksteve mësimore në terminalin doganorë në Preshevë.

Në komunikatë thuhet se arsimimi në gjuhën amtare, jo që është i garantuar me ligjet dhe kushtetutën në fuqi, por edhe me aktet më të larta ndërkombëtare, ndërsa këtë të drejtë nuk e gëzojnë nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

“Patur parasysh që në një donacion prej 103 222 tekste mësimore nga Republika e Kosovës janë bllokuar që nga 10.09.2015 në terminalin doganorë në Preshevë, edhe më tej në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevë procesi edukativo-arsimor zhvillohet pa tekste mësimore, e cila është e papranueshme dhe qasje diskriminuese”, thuhet në komunikatë.

Këshilli Kombëtar Shqiptar iu është drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore të Republikës së Serbisë dhe përfaqësive ndërkombëtare, për zgjidhjen e kësaj çështje të ndjeshme dhe komplekse.

“Por nuk ka pas gatishmëri institucionale dhe vullnet politikë që në mënyrë serioze të zgjidhet mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe e aq më pak për lirimin e teksteve nga terminali doganor”, thuhet në njoftim. /Titulli.com/

Selmani nga Maqedonia: Marrëveshjet Kosovë-Serbi të pranueshme me autonomi të Luginës së Preshevës
Shqiptarët, Luginën e Preshevës e shohin si Rripi i Gazës së Ballkanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration