Lugina e Preshevës "Arenë" lojërash mes Prishtinës dhe Beogradit, intergrimi parandalim  i konfliktit (video&foto)
Lokale

Lugina e Preshevës "Arenë" lojërash mes Prishtinës dhe Beogradit, intergrimi parandalim i konfliktit (video&foto)

04.Mar.2016 10:00
0
Integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore të Serbisë është një problematikë politike që faktori ndërkombëtarë ka investuar shumë për vendosjen e paqes në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Sipas vlerësimeve të ndryshme të njohësve të rrethanave, integrimi i plotë i shqiptarëve ndoshta do të kishte parandaluar edhe konfliktin e armatosur gjatë vitit 2001 në komunat e banuar me shumicë shiptare në Serbi. 

Gazetarët e mediave në gjuhën serbe që funksionojnë në Rrethin e Pçinjës thonë se shteti i Serbisë nuk ka bërë sa duhet që shqiptarët t’i pranojë si qytetarë të barabartë me të tjerët ndërsa sipas tyre pakica shqiptare në Serbi po shfrytëzohet në lojërat e mëdha ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. 

Nikola Laziq, redaktor ne gazetën “Vranjske” dhe themelues i portalit “bujanovacke.co.rs” thotë se integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore një çështje prej së cilës varet situata e përgjitshme në jugun e Serbisë.

“Kur themi integrim, thelbi i këtij problemi është sa i pranon shteti i Serbisë shqiptarët e jugut të Serbisë si qytetarë të barabartë. Unë kam përshtypjen se ende nuk e kemi këtë situatë. Sepse, shqiptarët përbëjnë një të tretën, apo gati një të tretën e popullsisë në Rrethin e Pçinjës”, thotë Laziq për Portalin Titulli.com.

Sipas fjalëve të tij, integrim nuk do të thotë që një njeri të punësohet në komunë dhe të themi se ai qytetarë është integruar.

“Ai njeri do të jetë i integruar në atë moment kur të ndjejë shtetin e Serbisë si shtet të vetin. Unë nuk po them që problemi është tek shqiptarët, siç flasin shumica në Serbi që shqiptarët nuk e pranojnë shtetin e Serbisë si shtetin e tyre, por të pyesim se çfarë ka bërë Serbia për ata”, shton redaktori i gazetës “Vranjske”, Nikola Laziq, nga Bujanoci.

Gazetari i pavarur nga Vranja, Radoman Iriq, bashkëpunëtor i shumë mediave kombëtare në Serbi gjatë karrierës së tij, shprehet se nuk mund të flasim për asgjë tjetër, derisa çështja e integrimit të zgjidhet, sipas numrit proporcional të banorëve.

“Integrimi i shqiptarëve në institucionet e sistemit çështje e të gjithë çështjeve në jug të Serbisë. Nëse ne do të kishim regulluar këtë çështje para vitit ‘99, nuk do të kishim atë që e kemi pasur, e ajo është më e keqja në raportet mes njërëzve, lufta”, thotë Iriq për Portalin tonë.

Ai mendon se edhe pse në institucionet lokale është vendosur një balans, problem mbeten organet shtetërore, ndërsa qeveria është ajo që duhet të krijojë kushte që në këtë plan të ndryshohet diçka.

“Kjo ishte paraparë me Programin e qeverisë për zgjidhjen e krizës në Jug të Serbisë, por pas vdekjes së kryeministrit të parë demokrat, Zoran Gjingjiq, së pari për Koshtunicën, pastaj për Cvetkoviqin, dhe për gjithë kryeministrat tjerë që kanë ardhur më pas, kjo nuk ishte çështje prioritare”, përfundon Iriq.

Redaktorja e portalit “Jugpress” nga Leskoci, Liljana Stojanoviq mendon që integrimi është i rëndësishëm, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, por edhe për vetë shtetin e Serbisë dhe popullin shumicë.

“Integrimi është mënyrë që komuniteti pakicë të realizojë të drejtat e tyre, por integrimi është edhe mënyrë nëpërmjet së cilës shteti dhe popullata shumicë tregon se sa është e gatshme që pakicave t’i ofrojë gjithë atë që e posedon vetë”, thotë Stojanoviq për Titullin.

Ajo mendon se është shumë e rëndësishme që qeveria e Serbisë të vazhdojë bisedimet lidhur me këtë proces që ka ngecur.

“Mendoj që njerëzit relevantë nga shteti dhe komuniteti shqiptar duhet të ulen dhe të bisedojnë, sepse kjo është mënyra e vetme për të ardhur deri tek zgjidhja. Në anën tjetër mendoj që ekziston problem i madh që komuniteti shqiptar i jugut të Serbisë ndoshta po shfrytëzohet në lojërat e mëdha ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Më duket se komuniteti shqiptar ndonjëherë është peng i këtyre raporteve”, përfundon gazetarja Liljana Stojanoviq, e cila përcjell kohë të gjatë ngjarjet në këtë rajon./Titulli.com/

VIDEO:

Referendumi i 1 dhe 2 marsit, marketing i spektrit politik të Luginës (video)
Halimi: Presim përgjigje nga Beogradi për çështjen e librave
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration