Lugina do t'ia zë derën kryeministrit Mustafa - kërkojnë mbështetje për AKSH-në
Lokale

Lugina do t'ia zë derën kryeministrit Mustafa - kërkojnë mbështetje për AKSH-në

15.Sep.2015 19:09
0
Këshilltarët e Kuvendeve të komunave me shumicë shqiptare në Luginën të Preshevës, gjatë javës së kaluar shpallën themelimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Serbi.

Por Prishtina zyrtare ende nuk ka dalë me ndonjë reagim lidhur me themelimin e këtij Asociacioni.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte delegacioni i Luginës së Preshevës do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, prej të cilit do ta presim mbështetjen.

“Nesër do ta kemi takimin me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa në orën 13:00 të pasdites të cilin do ta njoftojmë në lidhje më gjithë zhvillimet e fundit që ishin në Preshevë”, ka bërë të ditur Mustafa.

Takimi do të zhvillohet në Prishtinë. I pari i Preshevës u shpreh presin mbështetjen e Prishtinës zyrtare lidhur me këtë çështje.

“Presim mbështetjen nga Prishtina zyrtare sepse është një vendim i Parlamentit të Prishtinës i cili me 31 maj të vitit 2013 u bë plani për zbatimin e reciprocitetit dhe në bazë të këtij dokumenti të miratuar nga Kuvendi i Kosovës para dy viteve besoj që dhe ne do ta kemi mbështetjen e Qeverisë së tanishme kosovare”, ka thënë Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës. /ORAinfo/

Halimi: Qytetarët shqiptarë u penguan të votojnë në Medvegjë
Furra "Kameri" në Bujanoc, simbol i traditës dhe respektit për 45 vjet (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration